About Us

K.B. AGROVIN

Kooperativa bujqësore AgroVin nga Pestova e Vushtrrisë, është kompani prej më të vjetrave si biznes familjar në tërë Kosovën. Qysh nga vitet e 50′ta  pas luftës së dytë botërore, kompania AgroVin atëherë e quajtur Vëllezërit Kosumi, viti 2003/2008 AgroPetrol SHPK e nga 2008 si KB AGROVIN e cila është pika kryesore grumbulluese e gjitha produkteve bujqësore.

Atëherë ishte vetëm një kompani e cila furnizonte tregjet e Kosovës me patate, ndërsa sot, vetëm 20% e tërë kultivimit të patates shitet në Kosovë, mbi 80% e patates eksportohet në shtetet fqinjë si dhe ato të rajonit.

Biznesi kryesorë për kompaninë AgroVin është kultivimi, grumbullimi, shitja e patates, domatës, qepës, lakrës, sallatave të ndryshme etj. Dy vitet e fundit duke pasur parasysh se janë mbi 90 fermerë/kultivues të patates, qepës, lakrës, domatës, sallatave të ndryshme të angazhuar nga kjo kompani, AgroVin ka filluar edhe importimin e veglave bujqësore, të cilat mbulojn të gjitha kerkesat per kultivin e tyre; në veqanti të atyre për kultivimin e patates, dhe mjete të tjera për kositjen dhe grumbullimin e barit. Janë mbi  12 përfaqësi që ka për importimin e mjeteve bujqësore,përfaqësi nga shtetet evropiane që më së shumti merren me kultivimin e patates, si Gjermania, Sllovenia, Kroacia, Polonia, Italia, Holanda etj.

Agrovin posedon një fabrikë prej 500 m2 e cila merret me Klasifikimin dhe Paketimin e patates, poashtu një showroom për ekspozimin e mostrave (që janë vegla të punës), dhe peshoren. Agrovin ne vitin 2011 ka shtuar kapacitetin duke rregulluar objektin 600 m2 për përpunimin e patatës.

Janë përfaqësues kryesorë për Kosovë për të gjitha llojet e paketimit të patateve, dhe kompania më e madhe për eksportimin e patates, domatës, qepës, lakrës, sallatave të ndryshme, me mbi 80% të vlerës totale te eksportit në vit, ose mbi 20mijë ton për export.

Agrovin për vitin 2012 planifikon instalimin e tri linjave, qipsit, pomfritit dhe pires. Pasi që me objektin e saj veç është në përfundim e sipër, poashtu edhe ndërtimin e frigoriferit për ruajtjen e këtyre produktëve ne kushte të duhura për plotsimin e standarteve më të larta. Duke parë të nevojshme se eksporti në tri vitet e fundit është duke u rritur ku edhe egzistojn të dhënat se viti 2008 në Agrovin me eksport 4 milion e 188 mijë e 257 kg patate, qepë, lakër, domate dhe sallata të ndryshme, ndërsa 2009 Agrovin eksportoi 6 milion e 534 mijë e 639 kg po me të njejtat produkte, ndërsa në vitin 2010 9 milion e 335 mijë e 844 kg po me të njëjtat produkte, andaj duke parë rritjen e prodhimit të këtyre produkteve kemi hartuar kete plan për vitin 2012/2013.

read more